Bota

Johnson & Johnson përballet me padi masive për pudrën e foshnjave të kontaminuar me azbest

Një padi gjyqësore e ngritur kundër kompanisë Johnson & Johnson (J&J) akuzon gjigantin farmaceutik se ka shitur me vetëdije pudër për foshnja të kontaminuar me azbest. Padia përfshin 3,000 persona dhe mbështetet në memo të brendshme të kompanisë dhe raporte shkencore.

Dokumentet gjyqësore pretendojnë se J&J ka qenë në dijeni që në vitet 1960 se pudra minerale e talcit përmbante forma fibrore të talkut, si dhe tremolit dhe aktinolit – të dyja minerale të lidhura me kancerin kur janë në formë fibroze, duke u klasifikuar si azbest. Sipas padisë, pavarësisht këtyre njohurive, kompania nuk ka vendosur asnjë paralajmërim në paketimin e produktit dhe ka zhvilluar fushata agresive marketingu, duke e paraqitur pudrën si simbol pastërtie dhe sigurie.

Johnson & Johnson mohon akuzat, duke deklaruar se produkti “ka qenë gjithmonë në përputhje me standardet rregullatore, nuk ka përmbajtur azbest dhe nuk shkakton kancer”.

Shitja e pudrës me talc është ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2023, ndërsa procesi gjyqësor pritet të marrë një vëmendje të madhe në javët në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button