Kosova
Kryesore

Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë

Liderë europianë, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, takohen sot në Kopenhagë të Danimarkës për samitin e shtatë të Komunitetit Politik Europian.

Sipas agjendës së publikuar nga Bashkimi Europian, takimi do të fokusohet në forcimin e Ukrainës, situatën e përgjithshme të sigurisë në Europë dhe mënyrat për të bërë kontinentin më të fortë dhe më të sigurt në kushtet e situatës aktuale gjeopolitike.

Pas seancës plenare do të zhvillohen diskutime në tryeza të rrumbullakëta mbi kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migracionin.

BE-ja do të përfaqësohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Europian, i cili do të kryesojë takimin bashkë me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Kosova figuron në listën e vendeve pjesëmarrëse, megjithëse me një fusnotë nga Bashkimi Europian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button