Kosova

Bora mbulon disa zona të Kosovës, temperaturat bien ndjeshëm

Edhe pse kemi hyrë vetëm pak ditë në vjeshtë, disa zona të Kosovës janë zbardhur nga bora. Në Brezovicë, bora tashmë ka mbuluar thuajse gjithë sipërfaqen, ndërsa reshje të bardha janë shfaqur edhe në Prevallë dhe Budakovë, raporton Brezovica.info.

Ndërkohë, në qytetet e tjera vazhdojnë reshjet e shiut. Temperaturat gjatë kësaj jave shënuan rënie të ndjeshme: minimale 1–3°C dhe maksimale 7–12°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button