Vijon numërimi i votave në Tiranë, PS kryeson me 47.6% – pezullime në disa njësi

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet në qytetin e Tiranës po shkon drejt përfundimit, ndërsa deri më tani janë numëruar 1118 kuti nga gjithsej 1282.
Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste (PS) kryeson me 47.6% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) ndjek me 35.3%. Diferenca mes dy partive të mëdha mbetet e ndjeshme, por rezultati përfundimtar ende pritet nga kutitë e pambledhura.
Ndërkohë, procesi ka hasur në disa vonesa dhe pezullime. Në njësitë 5 dhe 6, numërimi vijon ende dhe nuk është mbyllur. Situatë më problematike paraqitet në njësinë nr. 9, ku në shkollën “Sami Frashëri” numërimi është pezulluar që në orën 05:00 të mëngjesit. Sipas burimeve, pritet që ai të rifillojë në orën 12:00.
Procesi i numërimit do të vazhdojë gjatë ditës, ndërsa të gjitha palët dhe qytetarët janë në pritje të rezultateve përfundimtare që do të përcaktojnë hartën elektorale të kryeqytetit.