Lajme
PS fiton bindshëm në qarkun e Gjirokastrës, siguron 3 mandate deputetësh

Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Gjirokastrës, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me një rezultat të thellë kundrejt Partisë Demokratike.
Nga 198 Qendra Votimi të numëruara, PS ka marrë 24,457 vota ose 62.23%, ndërsa PD është renditur e dyta me 11,596 vota, që përbëjnë 29.51% të totalit.
Të përkthyera në mandate, këto rezultate i japin Partisë Socialiste 3 deputetë në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike arrin të sigurojë vetëm 1 mandat.
Ky rezultat konsolidon pozitat e PS-së në jug të vendit, ndërsa PD nuk arrin të thyejë dominimin tradicional të socialistëve në këtë qark.