Kosova

Vdes një person pas një vetaksidenti në Suharekë

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, më 24 prill 2025, rreth orës 23:00, në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas një vetaksidenti të ndodhur mes fshatrave Shirokë dhe Sopijë, në komunën e Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar lajmin për Telegrafin, duke njoftuar se për ngjarjen është informuar policia rreth orës 21:26. Menjëherë pas lajmërimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet e emergjencës dhe patrullat policore. I lënduari, i identifikuar si E.K., nga fshati Sopijë, është transportuar fillimisht në Spitalin e Suharekës dhe më pas, për shkak të gjendjes së tij të rëndë, është transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për fat të keq, rreth orës 23:00, spitali ka njoftuar se E.K. ka ndërruar jetë. Hetuesit e trafikut kanë kryer procedurat përkatëse në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar prokurori kujdestar.

Rreth këtij aksidenti po vijon hetimi nga autoritetet për të zbardhur shkaqet e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button