Lajme

20-vjeçar shqiptar arrestohet në Britaninë e Madhe pas një tentimi arratisje spektakolar

Amarildo Huba, një 20-vjeçar shqiptar, u arrestua në Britaninë e Madhe pasi u përpoq të arratisej nga policia duke u hedhur nga dritaret e katit të tretë të një ndërtese ku po punonte. Ngjarja ndodhi më 19 mars të vitit të kaluar, kur forcat e rendit morën aksion në një “shtëpi bari” në të cilën Huba ishte i përfshirë.

Në momentin e hyrjes së policisë, ai ia doli t’i shpëtonte, por vetëm për pak kohë. Gjatë hetimeve, policia gjeti ADN-në e tij në një furçë dhëmbësh dhe e lidhi atë me aktivitetin kriminal që po zhvillonte.

Në katet e ndërtesës ku Huba qëndronte, autoritetet gjetën 519 rrënjë kanabisi, të cilat do të kishin prodhuar rreth 45.5 kilogramë hashash. Vlera e këtij produkti në treg mund të kishte arritur deri në 500 mijë Paund.

Në hetimet që pasuan, Huba pranoi se po kujdesej për bimët e drogës për të paguar një borxh prej 6 mijë Paundësh që kishte pasur kur kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe. Pavarësisht justifikimeve të tij, ai u dënua me 15 muaj burg.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button