Kosova

Vdes një nga të lënduarit në aksidentin në Sllovi të Lipjanit

Një person ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur të enjten në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK që nga 26 qershori, kur kishte ndodhur aksidenti.

“Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025 në fshatin Sllovi, Lipjan. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

Në aksidentin ku ishin përfshirë dy automjete, kishin mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button