Valë e re arrestimesh në Stamboll: Autoritetet turke godasin rrethin e afërt të Imamoglu mes akuzave për korrupsion

Autoritetet turke kanë ndërmarrë një valë të re arrestimesh në kuadër të hetimeve për korrupsion që lidhen me kryebashkiakun e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, një nga figurat kryesore të opozitës.
Sipas burimeve zyrtare, janë lëshuar urdhër-arreste për 53 persona, nga të cilët 48 janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë ende në kërkim. Operacionet e arrestimit u kryen në orët e para të mëngjesit përmes bastisjeve në banesat e të dyshuarve. Në mesin e të arrestuarve janë kunati i Imamoglu dhe të afërm të tjerë të personave që tashmë ndodhen në paraburgim prej valës së parë të arrestimeve. Mes tyre ndodhen edhe disa biznesmenë dhe drejtues të ndërmarrjes kulturore komunale ‘Kultur AŞ’, si dhe menaxheri i përgjithshëm i Organizatës së Ujësjellësit të Stambollit (ISKI), Şafak Başa, bashkë me disa drejtues të tjerë të kësaj strukture në pronësi të bashkisë.
Partia opozitare Popullore Republikane (CHP) ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë fushatë si politike dhe si një përpjekje për të paralizuar Bashkinë e Stambollit. Kreu i degës së CHP-së në Stamboll, Ozgur Çelik, lidh arrestimet me një vendim të fundit të ISKI-së për të ndaluar ndërtimet. Syri.net-CNN.gr.