Ungjilli i hapur mbi arkëmortin e Papës Françesku: Nis kortezhi i varrimit

Në qendër të sheshit përpara Bazilikës së “Shën Pjetrit” është vendosur arkëmorti i Papës Françesku, mbi të cilin qëndron i hapur Ungjilli. Ceremonia mortore, e ndjekur nga mijëra besimtarë dhe klerikë, shënon një moment historik për Kishën Katolike.
Pas përfundimit të meshës, udhëtimi i fundit i Papës Françesku do të nisë nga Shën Pjetri drejt Bazilikës “Santa Maria Maggiore”. Kortezhi mortor do të përbëhet nga disa makina, ku do të ndodhen kardinalë dhe të afërm të tij. Lëvizja e kortezhit do të zhvillohet me një ritëm të ngadaltë, mes 5 dhe 10 kilometra në orë, dhe pritet të zgjasë pak më shumë se një orë.
Ky është një nga momentet më të ndjeshme dhe domethënëse për komunitetin katolik në mbarë botën, teksa bota i jep lamtumirën njërit prej Papëve më të dashur të kohëve të fundit.