Bota

Trump: Ulja e çmimit të naftës mund ta detyrojë Putinin të ndalë luftën në Ukrainë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për emisionin Squawk Box të CNBC-së, ka deklaruar se një rënie e mëtejshme e çmimeve të energjisë mund ta detyrojë presidentin rus, Vladimir Putin, të ndalojë pushtimin e Ukrainës dhe “të ndalojë së vrari njerëz”.

“Nëse energjia bie mjaftueshëm, Putini do ndalojë së vrari njerëz,” është shprehur Trump, duke shtuar se një rënie me 10 dollarë për fuçi e çmimit të naftës do të rrënonte ekonominë ruse.

Ai ka rikthyer në vëmendje edhe kritikat ndaj Indisë, për shkak të blerjeve të saj të vazhdueshme të naftës nga Rusia, duke paralajmëruar rritje të tarifave ndaj këtij shteti.

“Ata kanë tarifat më të larta nga të gjithë… Ramë dakord për një tarifë prej 25%, por mendoj se do ta rris ndjeshëm brenda 24 orëve të ardhshme,” tha Trump, duke akuzuar Indinë se po “ushqen makinerinë e luftës ruse”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button