Bota

Trump ndërmjetëson marrëveshjen historike Armeni–Azerbajxhan, shoqëruar me humor gjatë takimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur të premten një takim në Shtëpinë e Bardhë ku kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit prej gati katër dekadash dhe për të rihapur rrugët kryesore të transportit në rajon.

Marrëveshja, e konsideruar historike, vjen në një kohë kur SHBA synon të shfrytëzojë ndikimin në rënie të Rusisë në Kaukazin Jugor.

Gjatë ceremonisë, Trump nuk i ka kursyer as batutat. Duke iu drejtuar presidentit të Azerbajxhanit, ai e pyeti: “Qe sa je në pozitën e liderit?”. Aliyev u përgjigj: “Janë 22 vjet”.

“22 vjet, kjo është bukur një kohë”, tha Trump, ndërsa Aliyev ia ktheu: “Po, po”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vijoi me një kompliment: “Kjo nënkupton se je i fortë dhe i mençur”. “Faleminderit”, u përgjigj presidenti azerbajxhanas.

Marrëveshja pritet të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas dekadash tensioni dhe përleshjesh të përgjakshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button