Bota

Trump mirëpret Keir Starmer në Skoci – Fokus në tregti dhe krizën në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur sot kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, në një takim zyrtar në kuadër të vizitës pesëditore të presidentit amerikan në Skoci.

Takimi mes dy liderëve po zhvillohet në resortin e golfit Turnberry, pronë e Trump në Ayrshire, përpara se të udhëtojnë së bashku drejt Aberdeenshire për të vizituar një tjetër fushë golfi që i përket presidentit amerikan.

Vizita vjen menjëherë pas njoftimit të Trump për një marrëveshje tregtare me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila përfshin një tarifë amerikane prej 15% për shumicën e mallrave evropiane.

Në qendër të diskutimeve mes Trump dhe Starmer pritet të jetë tregtia, veçanërisht në kontekstin e marrëveshjes së fundit tregtare mes Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-së, që vendos një tarifë prej 10% për shumicën e mallrave britanike që eksportohen drejt Amerikës.

Burime të BBC-së bëjnë të ditur se gjatë takimit do të diskutohet edhe situata humanitare në Rripin e Gazës. ShBA po përballet me rritje të presionit ndërkombëtar për të ndërhyrë, ndërsa shqetësimet për urinë në këtë rajon po shtohen.

Takimi Trump-Starmer pritet të jetë një nga më të rëndësishmit gjatë vizitës së presidentit amerikan në Evropë, duke reflektuar përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet transatlantike në një kohë sfiduese për politikën globale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button