Lajme

Tritan Shehu: Vdekja e Papës Francesku, një humbje e madhe për njerëzimin

Kandidati i PD për deputet në Gjirokastër, Tritan Shehu, ka shprehur ngushëllimet dhe reflektimet e tij për ndarjen nga jeta të Papës Francesku, duke e cilësuar vdekjen e tij si një humbje të madhe për njerëzimin. Në një intervistë për News 24, Shehu theksoi rëndësinë e mesazheve të paqes dhe harmoni në një kohë ku luftërat dhe pasiguritë janë të pranishme kudo.

“Papa Francesku ishte një njeri i thjeshtë dhe kishte një mision në jetë,” deklaroi Shehu. Ai theksoi se Papa, me vizitën e tij në Tiranë, përmirësoi imazhin e Shqipërisë në botë dhe vlerësoi tolerancën fetare në vend. “Papa vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri, një vend ku ndryshe nga shumë pjesë të botës, fetë bashkëjetojnë në paqe,” shtoi ai.

Në fund, Shehu theksoi se Papa ishte një misionar i vërtetë dhe se kërkoi gjithmonë ceremoni njerëzore dhe të thjeshta, duke e treguar veten si një udhëheqës shpirtëror që përçonte mesazhe paqeje dhe dashurie.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button