
Teksa KZAZ 40 në gjimnazin Sami Frashëri, prodhoi fenomenin e ‘Trenit bullgar’ i hasur tanimë në disa qendra votimi në kryeqytet, pas përmbylljes së procesit zgjedhor më 11 maj, me sa duket PS e ka pritur me duatrokitje përfundimin e numërimit të kutisë së fundit, edhe pse është në dijeni të manipulimit të votës nga ana e kësaj force politike.
Kjo video flet më shumë se sa fenomeni i ‘Trenit bullgar’, ku 100 punonjës së Ministrisë së Arsimit, patronazhistë brohorisnin përkrah Ogerta Manastirliut, në përfundim të kutisë së fundit, madje dhe me lule.
Me sa duket festa e socialistëve vjen më pas, pasi vetë ministrja Ogerta Manastirliu, ka ftuar stafin e saj që festën ta vijojnë në zyrë, edhe pse ishte e vetëdijshme se e gjithë ministria ishte vënë në shërbim të masakrës zgjedhore për PS.
Një video e tillë shpjegon më së miri atë se çfarë ndodhi në zgjedhjet e 11 majit dhe manipulimin e frikshëm të rezultatit zgjedhor në favor të PS nga patronazhistët e kësaj partie.