Tre persona arrestohen për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Tre persona janë arrestuar të mërkurën në Vushtrri nën dyshimin se kanë organizuar skema piramidale dhe veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në një lokal janë gjetur dhe sekuestruar tri telefona, një shumë prej 525 eurosh, tiketa dhe dëshmi të tjera relevante që lidhen me veprimtarinë e dyshuar.
“Në orët e pasdites së datës 24 shtator 2025, policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Arrestimi është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale përkatëse.



