Kosova
Tre persona arrestohen në Klinë për prerje ilegale të pyjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në Klinë, të dyshuar për prerje dhe degradim të pyjeve në mënyrë ilegale.
Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, gjatë implementimit të planit operativ “Prerja dhe degradimi i pyjeve ilegale 2025 në Klinë”, më datat 15 dhe 16 shtator.
Të dyshuarit ngarkohen me veprat penale “vjedhje e pyllit” dhe “kanosje ndaj personave zyrtar”. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një kamion dhe një traktor, së bashku me masën drunore që ata kishin prerë.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.



