Kosova
Dogana e Kosovës sekuestron pajisje elektronike në Gjilan

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar pajisje elektronike gjatë një kontrolli në një njësi tregtare në qytetin e Gjilanit.
Sipas njoftimit, janë konfiskuar 14 telefona dhe 2 orë të mençura, të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion të vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi të importit.
Autoritetet doganore kanë bërë të ditur se pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe se ato i përkisnin markave të njohura ndërkombëtare.
Dogana ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e tregut dhe në ndërmarrjen e masave kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që cenon ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve.



