Tragjedi në timon: 58-vjeçari humb jetën nga arresti kardiak në Shkodër

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Mark Lula”, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak teksa drejtonte automjetin e tij.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, shtetasi T. Z., duke qenë në timon, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, çka ka bërë që automjeti të dalë jashtë kontrollit dhe të përplaset me dy automjete të parkuara.
58-vjeçari u transportua menjëherë në spital, mirëpo nuk ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e incidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.
Shtetasi T. Z, është transportuar në spital por ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.