Nga romancë në tragjedi: Vrasja e Antonio Karafilit nga ish-e dashura dhe partneri i saj — Avokati rrëfen prapaskenat dhe trillimet

Vrasja e Antonio Karafilit nga ish e dashura dhe partneri i saj është zbuluar tashmë pas 7 vitesh.
Avokati i familjes së viktimës, Arben Llangozi, ka rrëfyer për “Top Story” se në gjykatë ishte krijuar kaos për shkak të trillimeve dhe manipulimit të provave.
Ai ka thënë më tej se nëna e Antonio Karafilit nuk e ka pritur që vrasësja të ishte Kejsi Spahillari dhe Rezhep vathi.
“Ditën e parë që fola me prindërit e viktimës pas marrjes së njoftimit për përfundimin e hetimeve. Nëna ishte e mërzitur sepse nuk e priste që kjo çështje të ishte kryer nga ana e vajzës, pastaj edhe historia që u zbulua.
Pastaj ditën tjetër më tha unë të paktën u lehtësova që mora vesh të vërtetën dhe gjithë ky mundim ia arriti qëllimin. Nuk kthehet më djali, por drejtësia do të vihet në vend dhe kjo është që tha se është më e qetë.
Mënyra se si ishte inskenuar ngjarja ishte me enigma, ka pasur edhe trillim brenda. Manipulim të provave të ndryshme., ishte bërë një kaos, me qëllim për të fshehur ngjarjen”, tha avokati.