Lajme

Tragjedi në Gjirokastër: 17-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshohet vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme fshatin Valare të Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake nga policia, i riu, identifikuar me inicialet V. P., dyshohet se ka kryer vetëvarje.

Trupi i të miturit është gjetur nga familjarët rreth orës 13:30 dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por, për fat të keq, mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi. Deri më tani nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë 17-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button