Lajme

Tiranë – Arrestohet 37-vjeçari që kanosi me armë një grua, në banesë iu gjetën arsenal armësh

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi kërcënoi me armë zjarri një 40-vjeçare, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamed Deliu”, ku pas marrjes së informacionit, Policia ndërhyri menjëherë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Operacioni policor i koduar “Prevention” çoi në arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, e cila dyshohet se u përdor për kanosjen, si dhe 2 armë gjahu, një armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button