Tiranë, 9-10 maj: Ndalime dhe devijime të qarkullimit për shkak të “Giro d’Italia 2025”

Në kuadër të organizimit të etapës së parë të garës prestigjioze ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që për herë të parë do të zhvillohet edhe në Shqipëri, qyteti i Tiranës do të përjetojë ndalime të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve më 9 dhe 10 maj, sipas një plani të detajuar të shpërndarë nga autoritetet vendore.
Ndalime më 9 maj 2025 (ora 13:00 – 18:00):
Qarkullimi dhe parkimi do të ndalohet në segmentet kryesore si:
Rruga “SH3” nga fshati Gracen deri në rrethrrotullimin e TEG;
Rrethrrotullimi i TEG deri te ai i Sanatoriumit;
Rruga e “Elbasanit”;
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rr. “Ali Shefqeti”, “Alajdin Frashëri”, “Rexhekrit”, “Sotir Çaci”, “Xhanfize Keko”, “Arkitekt Kasemi”, “Muhamet Deliu” (deri në rrethrrotullimin e Freskut);
Bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Dëshmorët e Kombit”;
Segmenti pas Pallatit të Kulturës dhe brenda ish-Gardës së Republikës;
Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
Zona të bllokuara për banorët (9 maj):
Rrugët lidhëse me “Papa Gjon Pali” (si “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Ismail Qemali” etj.) nuk do të kenë akses gjatë orarit 13:00–18:00.
Pazar i Ri, “Hoxha Tahsim” kanë dalje vetëm në rrugën e Dibrës.
Zona “Studenti”, Ali Demi, Ish-tregu elektrik kanë dalje përmes rrugës “Pasho Hysa” dhe “Agush Gjegjevica”.
Kodra e Priftit mbetet e izoluar nga qarkullimi gjatë këtij orari.
Tiranë e Re dhe Blloku kanë dalje përmes “Kristo Luarasi” dhe Selitës.
“Myslym Shyri” dhe “Rruga e Kavajës” do të kenë dalje nga rruga e ambasadave.
Më 10 maj 2025 – masa të shtuara:
Ndalim parkimi (08:00 – 11:00): Në segmentet: “Zogu i Zi”, Rruga e Durrësit, “Fortuzi”, “Dervish Hatixhe”, “Rruga e Barrikadave”, dhe zona pas Pallatit të Kulturës.
Ndalim qarkullimi dhe parkimi (10:00 – 18:00):
Sheshi “Skënderbej”, rrugët “Urani Pano”, “Dedë Gjo Luli”, “Ibrahim Rugova”, “Deshmorët e 4 Shkurtit”, “Muhamet Gjollesha”, “Lek Dugagjini”, “Dervish Hima”, “Abdyl Frashëri”;
Bulevardet “Bajram Curri”, “Gjergj Fishta”, “Zogu I” (deri te rruga “Fortuzi”).
Zona me akses të kufizuar (10 maj):
Rrugët që lidhen me “Papa Gjon Pali” do të jenë të mbyllura.
Zona në rrugën “Ukraina e Lirë” pa dalje gjatë gjithë kohës.
Qyteti Studenti dhe zona Ali Demi kanë dalje përmes rrugëve të Shkozës dhe unazës lindore.
Rruga e Kavajës dhe “Myslym Shyri” do të lidhen me Tiranën e Re vetëm përmes rrugës “Dritan Hoxha”.
Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë lëvizjet e tyre me kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, i cili pritet të sjellë vëmendje të madhe ndërkombëtare mbi kryeqytetin shqiptar.