KryesoreLajme
Kryesore

Tirana në qendër të Europës: Shqipëria pret Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Tirana zyrtare do të presë të premten e 16 majit, Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Shqipëri për herë të parë, një samit që do të bëjë bashkë të gjuithë liderët evropianë.

Disa prej kryeministrave evropianë kanë mbërritur që prej së enjtes, për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama.
Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara Muzeut Kombëtar për t’iu drejtuar godinës së Operës, nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit.

Më pas të gjithë së bashku do t’i drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut.

Aë pari, liderët do të mblidhen në një seancë plenare, dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas, do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve.

Programi i plotë:

Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30.

Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar.

Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button