KryesoreLajme

Tirana mirëpret misionin tregtar turk – 6 Maji, një ditë kyçe për partneritete të reja biznesi

Më 6 maj, Tirana mirëpret një nga misionet tregtare më të rëndësishme të vitit, me pjesëmarrjen e kompanive lider nga Turqia për t’u takuar drejtpërdrejt me bizneset shqiptare. Aktiviteti organizohet nën koordinimin e Ministrisë së Tregtisë së Turqisë, nga Organizata e Eksportuesve të Anadollit Lindor (DAİB) dhe Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TİM), si një mundësi unike për bizneset shqiptare që kërkojnë partnerë të rinj, teknologji bashkëkohore dhe hyrje në rrjete të fuqishme tregtare.
Ora 10:00 – 17:30

📍 Hotel Plaza, Tiranë

🔗 Regjistrohu falas në https://b2b-albania.com

Ky mision është më shumë se një event biznesi – është një platformë ku takohen eksperienca, produkte dhe vizione të reja. Ai u jep bizneseve shqiptare qasje direkte në kompani turke serioze dhe të konsoliduara, që operojnë në sektorë si ndërtimi, metalurgjia, automotive, teknologjia mekanike, elektrike, industria përpunuese, si dhe turizmi, farmaceutika, etj

Nëse je një sipërmarrës që kërkon të sjellë frymë të re në aktivitetin tënd, të hyjë në tregje të reja, apo të krijojë partneritete afatgjata me kompani të forta, atëherë 6 Maji është dita që nuk duhet ta humbasësh. Takimet B2B ofrojnë mundësi konkrete për bashkëpunim.

Marredhëniet tregtare Shiqperi – Turqi!

Tirana është zgjedhur si destinacion për këtë mision biznesi falë partneritetit të konsoliduar mes dy vendeve dhe rolit të saj si një qendër strategjike në Ballkanin Perëndimor. Shifrat flasin vetë për fuqinë e kësaj marrëdhënieje në rritje të qëndrueshme: eksportet turke drejt Shqipërisë arritën në 974 milionë USD në 2024, ndërsa importet nga Shqipëria në Turqi shënuan 64.7 milionë USD. Bizneset shqiptare kanë një interes të lartë për produktet turke, për shkak të raportit të mirë cilësi-çmim, fleksibilitetit në bashkëpunim dhe eksperiencës së gjatë të kompanive turke në rajon.

Ceremonia e hapjes do të mbahet në orën 09:00, ku do të marrin pjesë Ambasadori i Turqisë në Tiranë, SH.T. Z. Tayyar Kağan ATAY, Presidenti i Eksportuesve të Anadollit Lindor (DAİB), Z. Ethem TANRIVER, si dhe të ftuar të tjerë, të cilët do të flasin për bashkëpunimet e mëtejshme ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Ne kete event DAİB përfaqëson mbi 5,000 kompani eksportuese, ndërsa TİM – si ombrella më e madhe e eksporteve turke – bashkon mbi 150,000 biznese. Ky mision synon jo vetëm rritjen e bashkëpunimit tregtar, por edhe forcimin e ekonomisë rajonale përmes partneriteteve të qëndrueshme dhe afatgjata.

FOTO – Ethem TANRIVER, Presidenti i DAİB Turqi

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button