KryesoreLajme

TikTok-u mbyllet, liria e fjalës në rrezik: Paralajmërimi amerikan për Ramën

Nga Ardit Zeneli

‘Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e drejta e shprehjes dhe demokracia, janë vlera të panegociueshme, të cilat e lidhin atë me partnerët dhe aleatët europianë’. Ky është mesazhi i Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i postuar sot nga Ambasada Amerikane në Tiranë, duke i dërguar një paralajmërim të drejtëpërdrejtë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një akt të paprecedent censure për vendet e lira dhe demokratike, qofshin në rajon, botë apo Europë, mbylli platformën sociale Tik-Tok, në fillimin e fushatës elektorale në Shqipëri për zgjedhjet e 11 majit.

Njësoj si të gjithë autokratët nëpër botë, ku më i ngjashmi është diktatori i Venezuelës, Nikolas Maduro, Edi Rama nuk i duron dot zërat e lirë dhe të drejtat e qytetarëve në demokraci, ku përgjatë 12 viteve të tij si kryeministër i Shqipërisë, i ka shtypur ato përdhunshëm, aty ku nuk i ka blerë dot.

E njëjta gjë ndodhi edhe me mbylljen e Tik-Tok, ku Rama i tmerruar nga rritja e frikshme e mbështetjes ndaj liderit të opozitës Sali Berisha në këtë platformë në vigjilje të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, mori vendimin skandaloz, duke e mbyllur në mënyrë arbitrare dhe duke mohuar të drejtën e lirisë së shprehjes të shqiptarëve në Shqipëri.

Por mesa duket, pas rezolutës së sotme të PPE-së, ku e dënonte narkoregjimin e Edi Ramës për mungesë demokracie, liri fjale dhe zgjedhjesh të lira, ka ardhur edhe mesazhi i drejtëpërdrejtë i DASH për sa i përket vlerave themelore në demokraci, të drejtën e shprehjes.

“E drejta e shprehjes dhe demokracia janë vlerat që lidhin Shtetet e Bashkuara me partnerët dhe Aleatët tanë Europianë.” – Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button