
Një person dyshohet se ka kanosur gjyqtaren dhe të pranishmit gjatë një seance gjyqsore. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se i dyshuari është arratisur dhe ndodhet në kërkim.
Nikçi ka theksuar se janë zhvilluar kërkime në banesën e të dyshuarit. Ai tha se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit. “Në Banjë të Pejës gjatë një seance civile, kanë qenë të pranishëm gjitha palët si dhe gjyqtarja. Njëra palë ka dalë me kallash dhe e ka kanosur gjitha palët, përfshirë edhe gjyqtaren. I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes, i është bastisur shtëpia me autorizim të prokurorit dhe për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës për t’u arrestuar”, tha Nikçi.