Kosova
Termokos gati për sezonin ngrohës, i gjithë sistemi në gjendje gatishmërie

Kompania Termokos ka bërë të ditur se është e përgatitur për fillimin e sezonit ngrohës.
Zëdhënësja e kompanisë, Afërdita Uka, deklaroi për mediat se përgatitjet janë kryer me kohë dhe i gjithë sistemi i ngrohjes është në gjendje gatishmërie për të pranuar sasitë e para të energjisë termike nga KEK-u.
“Përgatitjet janë bërë me kohë. Ne jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës. I gjithë sistemi i ngrohjes është në gjendje gatishmërie për të pritur sasitë e para të energjisë termike që pritet të fillojmë t’i marrim shumë shpejt nga KEK-u”, tha ajo për Klan.



