
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj reagon pas transmetimit të emisionit ‘Plug’, ku denoncohet abuzimi me fondet e IPARD, nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi. Një vlerë prej 750 mijë euro, që sipas ‘Plug’ është marrë ‘për thertore’.
Kjo ka bërë që ish zëvendës ministrja e Financave të reagojë ashpër ndaj zyrtarit të Ramës, e cila i rikujton tërmetit që shefi i tij sot, ‘u premtoi sot fermerëve në Berat se BE do të japë sot 300 milionë Euro për ta….. pra për Tërmetin!’. Reagimi i plotë i Irena Beqiraj:
Tërmeti që e do fitoren publiçitare, ose ndryshe nuk e do fitoren fare, e nga dashuria për PS-në nuk të fal gjysmë vote, paskërka përfituar fonde te IPARD ( fonde qe I jep BE për fermerët)
Shefi i Tërmetit u premtoi sot fermerëve në Berat se BE do të jap sot 300 milionë Euro për ta ….. pra për Tërmetin!
Ka të drejtë Tërmeti që nuk është çyryk!
Me Tërmetin në BE!