
Një ditë pas zgjedhjeve, Rama ka marrë një telefonatë nga Thaçi. Teksa ka ndarë një foto të shkrepur gjatë bisedës, kryesocialisti shprehet se komandanti ishte në formën më të mirë.
Një ditë pas zgjedhjeve, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka telefonuar kryeministrin dhe kryetarin e PS Edi Rama. Ka qenë kryeministri që ka ndarë lajmin përmes një fotoje në rrjete sociale, teksa thotë se telefonata ishte tejet prekëse dhe se komandanti ishte në formën më të mirë.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama.
Ajo që bie në sy nga fotoja që ka ndarë kryesocialisti është një fjalim që duket se po përgatit, me gjasë i fitores.
Telefonata e ish-komandantit të UÇK, i ndodhur në paraburgim në Hagë, vjen në një atmosferë festive për PS, e cila sipas rezultateve të deritanishme, kryeson bindshëm në rang kombëtar.