KryesoreLajme

Të shtëna në ajër në Pilafë të Peshkopisë, polici Esat Gjura shpallet në kërkim – babai i kandidatit të PS-së për Dibrën

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe të Peshkopisë, ku një efektiv policie qëlloi me armë zjarri në ajër.

Bëhet fjalë për efektivin Esat Gjura, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se Esat Gjura është babai i kandidatit të PS-së për Qarkun e Dibrës, Danjel Gjura.
Gjithashtu, mësohet se në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Dyshohet se të shtënat me armë kanë ardhur pas një konflikt për çështjen e zgjedhjeve.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button