Lajme
Të shtëna me armë pranë gjykatës së Laçit, dyshohet për pesë të përfshirë – mes tyre edhe një shitëse ambulante

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë gjykatës së Laçit, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri ndaj një automjeti në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në incident janë përfshirë pesë persona, mes tyre edhe një shitëse ambulante e qirinjve.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo të arrestuar, ndërsa autoritetet janë duke kryer kontrolle dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve.
Pamje ekskluzive nga Syri TV tregojnë kaos dhe panik në vendin e ngjarjes, ndërsa forcat e rendit vijojnë hetimet intensive. Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.