Kosova
Të hollat nga diaspora në Kosovë arrijnë 530 milionë euro në pesë muajt e parë të 2025

Dërgesat nga diaspora në Kosovë vazhdojnë të rriten, duke arritur në 530 milionë euro gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, nga 513 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka Qendrore e Kosovës.
Vetëm gjatë muajit maj, dërgesat nga jashtë u rritën me 7% në bazë vjetore, duke arritur në 126.6 milionë euro, ndërsa krahasuar me muajin prill, shifra u rrit për 13%.
Gjatë vitit 2024, dërgesat e huaja në Kosovë kishin shënuar një rritje prej 1.1%, duke arritur në total 1.35 miliardë euro.
Kjo rritje e vazhdueshme e remitancave tregon mbështetjen e vazhdueshme që diaspora i jep ekonomisë së Kosovës, duke ndikuar pozitivisht në stabilitetin financiar dhe zhvillimin ekonomik të vendit.