Kosova
Policia e Kosovës shqipton mbi 2,300 gjoba dhe arreston 20 persona në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,386 gjoba për kundërvajtësit e trafikut gjatë 24 orëve të fundit.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 47 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 27 aksidente kanë përfunduar me të lënduar.
Gjithashtu, Policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje, kurse tre janë duke vuajtur dënimin.
Autoritetet po vazhdojnë punën për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.