
Deputetja dhe kandidatja e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku e ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ ka treguar detaje nga fushata elektorale.
Gjatë bisedës në studion e SYRI TV, Tabaku tregoi se, kandidatët e PS-së nuk duken aspak në terren, por vijnë dhe ankohen në zyrat elektorale të PD-së dhe denoncojnë njëri tjetrin, se po blejnë votat e socialistëve. Përveç faktit se ne do diskutojmë, pa përballje, pa debat pa asnjë përmbajtje çfarë ofron sot mazhoranca e PS-së, ne nuk i shohim as në terren. Janë kthyer portretet e kandidatët e PS-së, vetëm në fletëpalosjet e lëna poshtë dyerve.
Ne po na ndodh një fenomen në fakt, deputetë socialistë të listës së hapur, vijnë e ankohen në zyrat tona se, ‘x’ deputet i listës së hapur po blen vota te socialistë, ‘y’ i listës së hapur të PS, po blen këtu. Ka filluar një luftë e brendshme në këtë nivel që nuk është as në fushatë as në terren, por po përpiqen me makinacionet e përhershme të tyre, për të rikuperuar këtë gjënë që mungon nga përmbajtja dhe përballja programore.
Kandidatët e PS-së ankohen, dhe unë jam në një zonë ku kam 3 deputetë të majtës përballë dhe vijnë e ankohen për njëri-tjetrin se po blejnë vota tek të majtët’, tha Jorida Tabaku në SYRI TV.