Sveçla reagon pas deklaratës së Trumpit: Jemi jashtëzakonisht falënderues për mbështetjen e SHBA-së

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar shkurtimisht pas deklaratës së përsëritur të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka theksuar rolin e tij në parandalimin e një lufte të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Sveçla u shpreh:
“Jemi jashtëzakonisht falënderues për mbështetjen e SHBA-së gjatë gjithë historisë së Republikës së Kosovës.”
Deklarata e Sveçlës vjen pas komenteve të fundit të Trumpit, i cili edhe më parë ka pretenduar se administrata e tij kishte parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Ballkan. Kosova tradicionalisht ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara, duke i konsideruar ato si një nga aleatët kryesorë të saj në arenën ndërkombëtare.