SHBA vendos tarifë 17% për domatet meksikane, ndërpret marrëveshjen 30-vjeçare

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur një tarifë prej 17 për qind për importet e domateve të freskëta nga Meksika, duke e ndërprerë një marrëveshje 30-vjeçare që e përjashtonte këtë produkt nga detyrimet “antidumping”.
Vendimi u bë i ditur të hënën, ndërsa afati për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse tregtare mes dy vendeve po afrohet – deri më 1 gusht. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, të gjitha mallrat meksikane do të përballen me një tarifë të përgjithshme prej 30 për qind.
“Meksika mbetet një nga aleatët tanë më të mëdhenj, por për një kohë shumë të gjatë, fermerët tanë janë shtypur nga praktikat e padrejta tregtare që dëmtojnë çmimet e produkteve bujqësore si domatet,” deklaroi Sekretari Amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick.
Ky hap pritet të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe në çmimet e tregut bujqësor në SHBA.