
Kryeministri britanik Keir Starmer ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt qeverisës duke e cilësuar historike.
“Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në zgjedhje.
Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”,- uron kryeministri britanik.