
Prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH-seë dhe nga oficerë të policisë kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të qarkut Fier.
Deri më tani prokurorët e Posaçëm nuk kanë konstatuar shkelje, gjithsesi prania e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numërimit.
Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra në qarkun e Fierit për krimet zgjedhore është dhe prokurorja tjetër e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu. Ndërkohë prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.