Lajme

SPAK kërkon shtyrje hetimesh për Jurgis Çyrben – Opozita kërkon hetim edhe për krime zgjedhore

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dhe tre muaj kohë shtesë për të përfunduar hetimet ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Kjo kërkesë u paraqit në seancën gjyqësore të së martës, ku avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me kërkesën e prokurorisë. Seanca për vendimmarrje është caktuar për të premten e ardhshme.

Sipas SPAK, zgjatja e afatit është e nevojshme për shkak të pritjes së përgjigjeve për disa letërporosi të nisura drejt agjencive partnere jashtë vendit. Megjithatë, kjo shtyrje nuk është pritur mirë nga opozita, e cila kërkon që ndaj Çyrbes të nisin hetime edhe për krime zgjedhore.

Bazuar në përgjime dhe akuza të bëra publike, deputeti i Rilindjes, Jurgis Çyrbja, është akuzuar se ka siguruar emërimin dhe pozicionimin në listën e Partisë Socialiste me mbështetjen e personave me precedentë penalë. Sipas opozitës, përfshirja e tij në listat e PS dhe renditja në krye të qarkut ku ka kandiduar, janë bërë përmes bashkëpunimit me grupe kriminale, të cilat kanë ndikuar në grumbullimin e votave.

Kjo, sipas opozitës, përbën një akt të rëndë që kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK për krime zgjedhore, pasi prania e Çyrbes në Parlament është interpretuar si përfaqësim i interesave të botës së krimit.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button