KryesoreLajme

Spahiu: Kjo është fushata e karrigeve – partitë në krizë pjesëmarrjeje dhe entuziazmi

Juristi Kreshnik Spahiu foli këtë të premte në Report Tv edhe për atmosferën e “vakët” në takimet elektorale që zhvillojnë partitë në Shqipëri.

“Kjo është fushata e karrigeve. Karriget janë simboli dhe fenomeni i ri i zgjedhjeve në Shqipëri. Të gjith partitë, partitë e reja apo të vjetra, partia qeveritare, apo ato opozitare, po vuajnë krizën e pjesëmarrjes, që do të thotë se kjo është fushata më apatike, më e ftohtë, më paentuziasëm dhe me numrin më të vogël të pjesëmarrësve. Po ta vini re, edhe mitingjet përmbyllëse, edhe mitingjet e para, në çdo qytet, këta ulen nëpër karrige sepse është e vetmja mundësi që sheshi të ngjajë plot, sepse duke vendosur karriget 4 ose 5-fishohet për shkak të distancës, ajo gjeometria hapësira. Nëse këta do jenë në këmbë atëherë do të duken shumë pak dhe mendoj që karrigia është simbolika dhe ajo çfarë demostron krizën politike të partive në Shqipëri, që do të thotë kanë mbetur një grup shumë i vogël dhe nga ana tjetër ngjan si një kinema verore, konferenca shtypi në hapësirë, në ajër të pastër, sepse edhe njerëzit janë të ftohtë, janë indiferentë, po të rrinë në këmbë nuk ka brohoritje, nuk ka thirrje, nuk ka shpresë dhe kjo ndodh për disa arsye. Kjo ndodh si në një ndeshje ku rezultati dihet. Populli nuk është i interesuar për një fushatë ku 80% e publikut e dinë shumë mirë kush është fituesi dhe humbësi. Në një garë shkohet me interes kur ka konkurencë”,- tha Spahiu.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button