Kosova

Sot vendoset gurthemeli për dy urat e reja mbi lumin Ibër që lidhin Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut

Sot do të mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit për dy ura të reja mbi lumin Ibër, të cilat do të lidhin Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, si dhe bashkëpunëtorët e tij, Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu.

Nga komunat përkatëse do të jenë të pranishëm kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri.

Nga Brukseli kanë bërë me dije se Bashkimi Evropian po ndjek me kujdes zhvillimet dhe po koordinon ngushtë me partnerët, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të shmangin vendimet e pakoordinuara, përfshirë edhe ndërtimin e dy urave të reja ngjitur me Urën kryesore të Ibrit.

Programi i aktivitetit parashikon:

Në orën 17:00, vendosja e gurthemelit për urën e makinave, në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në orën 17:15, ecje e përbashkët drejt vendit të gurthemelit të urës për këmbësorë.

Në orën 17:30, vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve, pranë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë” në Mitrovicë të Jugut.

Pas ceremonisë do të mbahet një prononcim i përbashkët për media.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button