Albulena Haxhiu: Vetëvendosje ka bërë dy kompromise për konstituimin e Kuvendit, partitë tjera nuk tregojnë vullnet

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partia e saj ka bërë dy kompromise të rëndësishme në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, por partitë e tjera nuk kanë treguar vullnet për këtë proces.
Haxhiu tha se pa vullnetin e të gjithë deputetëve, konstituimi do të jetë më i vështirë. “Vetëm ata që e kanë përnjëmend dhe ata që bëjnë kompromise; ne i kemi bërë dy. Ta kemi një marrëveshje që e rrëzojmë bashkërisht komisionin për votimin e fshehtë e në pako kryetari dhe nënkryetarët”, tha ajo.
Deputetja e VV-së gjithashtu theksoi se konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë deputetëve, duke theksuar se “nuk mund të thotë një deputet se ‘unë kam më shumë përgjegjësi se ai tjetri’. Të gjithë kanë përgjegjësi sepse njësoj jemi”.