Kosova

Sot nis gjykimi ndaj ish-zyrtares së OSBE-së për spiunazh në Kosovë

Sot fillon gjykimi ndaj ish-zyrtares së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh në favor të Serbisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shtator 2025 ngriti aktakuzë ndaj Gjukanoviq, e cila ngarkohet se ka ndihmuar me informacione Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (BIA).

Sipas aktakuzës, J. Gj. akuzohet se, nga data e pacaktuar deri më 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares së Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje, ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj.

Gjukanoviq ngarkohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s, duke u bërë objekt i hetimeve të Prokurorisë Speciale.

Gjykimi pritet të zhvillohet në ditët në vijim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për procedurat apo dëshmitë që do të prezantohen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button