Bota
Sloveni fiton 37 milionë euro në Eurojackpot

Një qytetar slloven ka tërhequr shpërblimin prej 37 milionë eurosh të Eurojackpot, një ditë para skadimit të afatit. Fletën e lotarisë e kishte blerë në një pikë shitjeje në Kranj.
Pas pagesës së 15% tatimit, fituesi do të marrë 31.742.801,29 euro, ndërsa komuna ku jeton do t’i shtojë buxhetit 5.601.670,81 euro. Ky është fitimi i dytë më i madh ndonjëherë në Slloveni dhe qytetari i tetë slloven që fiton Eurojackpot.
Çmimi më i madh ndonjëherë në vend ishte 60 milionë euro, tërhequr vetëm 13 muaj më parë