
Ekspertja për çështjet ndërkombëtare, Ilda Zhulali e sheh takimin e kryeministrit britanik, Keir Starmer me homologun shqiptar, Edi Rama në Tiranë, një tentativë për të ngritur kampe në vendin tonë, të ngjashme me ato italiane.
E ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Zhulali tha se, Britania e Madhe, njëjtë sikurse vende të tjera të BE, ka një krizë të madhe sociale, morale dhe financiare me çështjen e emigrantëve, problem që sipas Zhulalit duhet të eksportohen.
Fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë, sipas Zhulalit nuk qëndron në faktin se jo vetëm që është boshatisur prej shqiptarëve dhe e mbushur me emigrant të paligjshëm, më shumë se sa këta persona janë kontigjent krimi.
Rama është i gatshëm t’i pranojë këto kampe me emigrant me rekorde kriminale, theksoi ndër të tjera Zhulali, në këmbim të ‘mbylljes së syve’ përballë masakrës zgjedhor që kryen në vendin e tij.
Këto vende kanë brenda një krizë të madhe, sociale, financiare dhe morale. Kanë probleme të shumta dhe këto probleme duhet të eksportohen, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje ekstra-territoriale. Mënyra sesi e trajtoi Starmer dhe devijoi Rama, por bëhet fjalë për persona më rekorde kriminale.
Është bërë dhe një deklaratë qëllimi për prioritetet e mëparshme, lufta kundër krimit të organizuar. Mund të sjellin një marrëveshje, njëjtë si me Italinë, po luhet shumëçka, mesazhi që është për shqiptarët, është që çdo triumf i Ramës ka prodhuar shumë fatkeqësi.
Kjo mbledhje e komitetit politik evropian në Tiranë, pas zgjedhjeve të tmerrshme paralajmëron diçka shumë të rëndë për Shqipërinë. Shqipërinë e boshatisur prej shqiptarëve dhe të mbushur jo thjesht me emigrantë të paligjshëm, por njerëz me probleme, kontigjent krimi.
Edi Rama e ka hapur derën me marrëveshjen me Italinë dhe do të jetë e hapur sa kohë ka problemet e veta dhe këto, do të nisë t’i tregtojë, që ju sa herë mbyllni sytë për këtë çfarë bëri me zgjedhjet, që unë të pranoj një kamp me të burgosur. Imagjinojeni ç’mund të ndodhë me Shqipërinë. I gjithë territori kontrollohet nga bandat.