KryesoreLajme
Kryesore

Pas tensioneve në KZAZ 30, Celibashi në Yrshek: Procesi i numërimit ka rinisur, të pranishëm vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë

Pas sherrit dhe grushteve ndaj sekretarit të KZAZ-së 30 në Yrshek, në ‘vendngjarje’ ka shkuar vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit ka parë situatën nga afër pas pezullimit të procesit të numërimit, ndërsa në një deklaratë për mediat është shprehur se procesi ka rinisur sërish.
Sipas Celibashit, të pranishëm në procesin e numërimit të votave në KZAZ-në 30. Ndodhen vetëm vëzhguesit ndërkombëtare, ndërsa shtoi se u takon vëzhguesve të subjekteve politike nëse duan të jenë pjesë e procesit.

‘Numërimi ka nisur dhe do të adresojmë çështjet e vëzhgimit nga përfaqësues të subjekteve politike. Për momentin janë vetëm vëzhguesit ndërkombëtare. Janë në vlerësimin dhe interesin e vëzhguesve nëse do të jenë aty. Ju jeni aty, dhe sa kohë media të jetë aty, çdo gjë do të jetë në rregull’, u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button