Sport

Skandal nga Kombëtarja Spanjolle: Kosova quhet “Territori i Kosovës” në prezantimin e ndeshjes U-21

Kombëtarja e Spanjës në futboll ka shkaktuar polemika në prezantimin e ndeshjes së sotme të ekipeve U-21 mes Kosovës dhe Spanjës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2027.

Faqja zyrtare e Spanjës në Facebook ka paralajmëruar ndeshjen duke iu referuar Kosovës si “Territori i Kosovës”, duke reflektuar mosnjohjen e këtij shteti nga ana e Spanjës.

Ky nuk është rasti i parë që Spanja shkakton incidente të tilla, pasi më parë janë regjistruar raste ku është fshehur flamuri i Kosovës ose është ndryshuar emri i saj në publikime zyrtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button