Lajme

Shtyhet seanca për dosjen “Gërdeci”, gjyqtarja Irena Gjoka me raport mjekësor – dënuar në Greqi për falsifikim

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për dosjen e bujshme “Gërdeci”, është shtyrë sërish. Shkak për këtë është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka paraqitur një raport mjekësor.

Ndërkohë, mungesa e saj vjen vetëm një ditë pasi opozita publikoi një dokument zyrtar të Gjykatës së Janinës në Greqi, ku sipas vendimit, gjyqtarja Gjoka është dënuar me 3 muaj burg dhe një gjobë prej 1500 eurosh për falsifikim pasaporte dhe vize në mesin e viteve 2000. Dokumenti u bë publik nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Aktualisht, procesi gjyqësor ndaj Mediut ndodhet në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri po bën ndaj akt-ekspertizës së paraqitur nga ekspertët. Ky zhvillim i ri ka shtuar më tej tensionet rreth procesit, duke ngritur pikëpyetje mbi integritetin e trupit gjykues.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button