Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në Konferencën e 6-të ndërqeveritare me BE-në

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për çështjen e integrimit të vendit në BE.
Takimi, i cili do të drejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që aktualisht mban presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama, pritet të përqendrohet në avancimin e reformave në kuadër të agjendës së gjelbër.
Shqipëria pritet të hapë sot edhe katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim, të cilët i shtohen 24 kapitujve të hapur nga vendi gjatë 11 muajve të fundit – një ritëm rekord, sipas kryeministrit Rama.
“Me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale pak para nisjes së konferencës.
Ky hap thekson angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur kriteret e anëtarësimit dhe për të avancuar në procesin e integrimit europian.



